Policia e Shkodrës njofton se ka proceduar dy vëllezër, që po ndërtonin pa leje gjashtë kabina druri në zonën turistike të Lumit të Shalës. Sipas njoftimit për mediet, shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura tek informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonat turistike. “Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës; N. K. dhe K. K., vëllezër, të dy banues në Shkodër, pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, në të njëjtën zonë”, bën të ditur Policia e Shkodrës. Policia e Shkodrës njofton se kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.