Ndërtimi i linjës ajrore të tensionit të mesëm 10kV Shoshan-Bajram Curri-Valbonë është një tjetër investim i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për një rrjet elektrik më të qëndrueshëm dhe të sigurt.

E gjithë gjatësia e linjës së ndërtuar përfshin 32.14 km linjë të tensionit të mesëm me shtylla beton-arme për tension 10 kV, ndërtimin e 5 kabinave të reja dhe rikonstruksionin e 9 kabinave.

OSSH po ashtu bën të ditur se ndërtimi i linjës së re të tensionit të ulët me kabëll ABC me gjatësi 18.5 km, bën të mundur fuqizimin e kapacitetit transmetues.

⁠Nga ky investim përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth 1700 banorë dhe biznese të zonave Valbonë, Dragobi, Rragam dhe Çerem