Shkolla “Edith Durham” është pjesë e programit të investimeve publike në infrastrukturën arsimore që po zbatohet në Tiranë, me synimin për të ofruar kushte moderne mësimi dhe mjedise të sigurta për nxënësit.

Nga një godinë me dy kate, shkolla e re është me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët.

Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5