Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENdërtimi i poligonit të testimit praktik për leje drejtimi

Ndërtimi i poligonit të testimit praktik për leje drejtimi

Ndërtimi i poligonit të parë publik të testimit praktik për leje drejtimi dhe qendra e parë edukative digjitale e simulimeve virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë do të nisë brenda nëntorit. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja informoi sot se pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë lidhet kontrata për ndërtimin që nis brenda nëntorit. “Një tjetër vepër për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, ushtrime e prova të epokës digjitale, objektiv i DPSHTRR që bëhet realitet”, tha ai. Gonxhja tha se “ky është një tjetër investim, 100% nga vetëfinancimi si ent, që provon rëndësinë e fokusit tonë tek rritja e cilësisë së procesit të testimit për leje drejtim, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi”. “Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit”, tha ai. Sipas Gonxhes, projekti parashikon e-monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficencë energjetike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje. “Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë”, tha ai. https://ata.gov.al/2022/11/13/gonxhja-ndertimi-i-poligonit-te-testimit-praktik-per-leje-drejtimi-nis-brenda-nentorit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments