Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa mund të rrethohet nga një qytet gjigant në formë unaze. Kjo është ideja e firmës së arkitekturës ZNera Space, e cila ka propozuar një dizajn konceptual të së ardhmes.
Koncepti, i njohur si Downtown Circle, bashkon komunitetin, luksin dhe planifikimin urban futuristik në një dizajn jashtëzakonisht ambicioz.
“Ishte menduar të ishte një bisedë si diçka që mund t’i nxisë njerëzit të rimendojnë zhvillimin urban, të rimendojnë mbipopullimin e qytetit. Ne po premtojmë një qytet të qëndrueshëm. Arsyeja që zgjodhëm Burj Khalifa ishte sepse është në një zonë urbane shumë të dendur dhe ne duam të adresojmë çështjet që shoqërojnë popullsinë e dendur të qyteteve”, tha kompania që ka hedhur idenë e projektit
Struktura mendohet të ngrihet 550 metra mbi nivelin e rrugës dhe të ketë një perimetër mbi 3 km. Gjithashtu përmbushja e nevojave me energji për Downtown Circle mendohet të bëhet përmes paneleve diellore.
Qyteti Unazë do të vendoset mbi 5 shtylla që gjithashtu do të shërbejnë për të filtruar smogun e Dubait.
Projekti gjithashtu paraqet opsione transporti nga njëri skaj në tjetrin duke përfshirë një sistem tramvaji elektrik që mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë dhe infrastrukturë për të akomoduar taksitë qiellore.