Furnizimi me energji elektrike për centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, më i madhi në Evropë, është ndërprerë sërish, sipas operatorit. Furnizimi i jashtëm me energji elektrike nevojitet për të ftohur shufrat e karburantit të centralit, i cili është pushtuar nga forcat ruse që prej muajit mars. Ajo mbetet e pajisur me punonjës të saj ukrainas. Operatori bërthamor ukrainas “Enerhoatom” njoftoi sot se linja e fundit e mbetur, e energjisë elektrike ishte dëmtuar për shkak të bombardimeve të fundit nga trupat ruse. Sapo centrali humbi energjinë, gjeneratorët me naftë filluan automatikisht. “Furnizimet me naftë në dispozicion janë të mjaftueshme për të vënë në funksion centralin për 10 ditë në rast emergjence”, tha operatori, duke theksuar se linjat kishin nevojë për riparime. Zona e centralit në Ukrainën juglindore ka qenë vendi i luftimeve të ashpra për muaj me rradhë. Reaktori i tij i fundit operativ u mbyll në muajin shtator, por rreziku për një katastrofë bërthamore mbetet ende, pasi materiali atomik ka nevojë për fuqinë e jashtme për të kryer operacionet e ftohjes për të shmangur shkrirjen.https://ata.gov.al/2022/10/08/kiev-nderpritet-serish-energjia-e-jashtme-ne-centralin-berthamor-te-zaporizhias/