Investimet publike dhe angazhimi i disa sipërmarrjeve private prodhuese në projekte të reja, kanë ndikuar pozitivisht në një tregues të rëndësishëm të rritjes së produktivitetit, siç është ai i investimit në makineri e pajisje.

Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, vitin e kaluar u rrit me 2.9 pikë përqindje në 2024-ën, krahasur me vitin 2023, duke arritur në 238,3 miliardë lekë.

Të dhënat tregojnë se pothuajse gjysma e makinerive, pajisjeve dhe pjesë të këmbimit u importuan nga 2 vende, Italia dhe Kina.

Importet e kësaj kategorie nga Italia llogariten 44 miliardë lekë, ndërsa nga Kina u importuan makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi në vlerën e 49 miliardë lekëve.