Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVANdërhyrje restauruese në sitet kulturore të Kosovës

Ndërhyrje restauruese në sitet kulturore të Kosovës

Në Kosovë po kryhen ndërhyrje restauruese në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”. Ky program vjen si bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së, ndërsa po zbatohet nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij. Në kuadër të këtij programi parashihet restaurimi i dhjetëra aseteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Ministri Çeku bashkë me partnerët nga zyra e BE dhe UNDP ishin për vizitë në Novobërdë, ku kanë filluar punimet restauruese në xhaminë e Osman Efendisë. Këtë vizitë e zhvilluan në muajin e trashëgimisë evropiane dhe kur festohet trashëgimia e qëndrueshme, ndërkohë takuan studentët e arkitekturës dhe të trashëgimisë kulturore që janë pjesë e kampit të restaurimit. Ky grup studentësh po mësojnë teknikat e ruajtjes dhe restaurimit përmes mësimit teorik dhe duke e aplikuar në praktikë.https://ata.gov.al/2022/09/28/nderhyrje-restauruese-ne-sitet-kulturore-te-kosoves/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments