Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdërhyrje emergjente për të shpëtuar urën e fshatit Bënjë

Ndërhyrje emergjente për të shpëtuar urën e fshatit Bënjë

Gjatë kësaj jave DRTK Gjirokastër kreu ndërhyrje emergjente provizore, për të eliminuar rrezikun e shembjes, në urën e fshatit Bënjë. Ura e Bënjës është Monument Kulture, i kategorisë së parë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njoftoi se, ndërhyrja përfundimtare për restaurimin e shpatullës së urës, do të kryhet pas krijimit të kushteve të duhura atmosferike dhe uljes të lartësisë të ujrave. Bënja është një destinacion turistik në qytetin e Përmetit, i cili dallohet për vlerat kurative të burimeve termale, si edhe për peizazhet mbresëlënëse e monumentet e shumta të trashëgimisë kulturore. Në të dy anët e lumit Langaricë, ka burime të ndryshme me ujërat termale me bazë sulfurore. Kjo zonë gjithnjë e më shumë po pret turistë vendas e të huaj, të cilët janë të pranishëm edhe gjatë stinës së ftohtë. Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike. Bënja me një pozitë të privilegjuar, është shpallur Qendër Historike që në vitin 2016.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments