Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në fjalën e tij ka uruar laureatët e çmimeve, duke theksuar se qeveria u është falënderuese të gjithë atyre që përbëjnë kominitetin teatror, prej atyre të cilët na bie t’i shohim më shpesh, aktorët në skenë e deri tek skenaristët, regjisorët, dramaturgët dhe ekipet e tjetra, të cilët e bëjnë të mundur magjinë e teatrit.

Bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, të përbërë nga: Alban Beqiraj, Aurita Agushi, Agon Myftari dhe Xhevdet Doda, ministri Çeku ndau disa çmime.

  • Çmimi kombëtar për veprën jetësore kostumografes Samka Ferri.
  • Çmimi për shfaqjen më të mirë iu dha Teatrit Kombëtar të Kosovës, për shfaqjen “Martesa”.
  • Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”.
  • Çmimi për aktorin më të mirë iu dha Shpëtim Selmanit, për rolin e tij në shfaqjen “Të Bardhët”.
  • Çmimi për përfaqësim të suksesshëm ndërkombëtar iu dha Qendrës Multimedia.