Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdahen çmimet “Çesk Zadeja”

Ndahen çmimet “Çesk Zadeja”

Juria e konkursit për kompozitorët e rinj që mban emrin e nderuar të prof. Çesk Zadejës (themeluesit të katedrës së kompozicionit dhe të parimeve të shkollës kombëtare në muzikë), në edicionin e dytë ndau vlerësimet për 3 fituesit. Juria përbëhej nga prof. Mauro Cardi – kompozitor, konservatori “Santa Cecilia”, Itali, docente Roberta Vacca, kompozitore dhe pianiste pranë konservatorit “Alfredo Cassela”, Itali, Eriona Rushiti dhe Gert Druga, kompozitor, Shqipëri. Kryetari i jurisë, akademiku Vaso Tole ndau vlerësimet. Në fjalën e tij në ceremoninë e rastit, Tole theksoi disa elemente të rëndësishëm, si për vetë konkursin, ashtu edhe për pjesëmarrësit dhe fituesit e tij. “Konkursi për kompozitorët e rinj është përpjekja më serioze që shteti shqiptar, Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit kanë ndërmarrë pas viteve 2000 për mbështetjen e krijuesve të rinj në këtë fushë shumë të rëndësishme dhe njëherazi delikate të krijimtarisë artistike, siç është krijimtaria e re muzikore, pak ose aspak e vlerësuar deri më tani. Aspekti tjetër pozitiv lidhet me faktin që ky konkurs është i hapur për gjithë krijuesit e rinj nga hapësira jonë mbarëkombëtare Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe diasporë, e njëherazi vijueshmëria e tij garantohet nga shteti, duke siguruar jo vetëm prestigjin publik të krijuesve, por edhe vënien e veprave fituese në skenë, kjo si një detyrim që e kanë dhe duhet ta kenë konkurset serioze si ky me emrin e Zadejës së madh”, u shpreh ai. Tole shtoi se edicioni II mund të thuhet me plot gojën që e konfirmoi nevojën për organizimin e tij, nisur nga fakti i rritjes së numrit të pjesëmarrësve (10 konkurrentë në raport me 5 të tillë në edicionin e parë), e po ashtu, hedhjen e bazave institucionale të organizimit të tij nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (pa përvoja të tilla të ngjashme në të shkuarën). Emrat e konkurrentëve në garë nuk njiheshin prej Jurisë, pasi secili prej tyre konkurronte në mënyrë anonime brenda kritereve të bëra publike. “Gjykimi i lirë i secilit prej anëtarëve të Jurisë, ashtu edhe shumatorja e pikëve të dhëna nga secili prej tyre sipas procedurës së parashikuar, na krijoi një emërues dhe bindje të përbashkët se cilat ishin veprat dhe autorët fitues, duke përputhur plotësisht cilësinë e 3 veprave fituese me çmimet përkatëse, pa asnjë ekuivok apo mëdyshje, çka dhe po të kishte do të ishte normale”, u shpreh Tole. Thelbi i vlerësimit fokusohej në evidentimin e atyre veprave që kanë origjinalitet të spikatur, vepra që zotërojnë një nivel të caktuar të teknikave muzikore të lidhura me idenë origjinale kompozicionale të veprës, e po ashtu që kanë dhe shfaqin përpjekje thelbësore për një gjuhë muzikore të përveçme. Çmimet e edicionit të dytë të konkursit “Çesk Zadeja” janë: Çmimi i parë i jepet veprës “Spectrum, Harmony, Polyphony”, për orkestër harqesh e Kris Sopiqotit, kompozitor, Shqipëri. Çmimi i dytë i jepet veprës “Një natë pa gjumë”, për solist dhe orkestër harqesh e Jetmir Zaganjorit, kompozitor, Shqipëri, mbi poezinë e Migjenit. Ky çmim jepet në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Çmimi i tretë i jepet veprës “String quartet-Kuartet harqesh” e Fjolla Gashit, kompozitore shqiptare e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ