Manovrat vjetore bërthamore të NATO-s ‘Steadfast Noon’ do të zhvillohen javën e ardhshme në zonën ajrore të Italisë, Kroacisë dhe Detit Mesdhe, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një kujtesë për rolin e rëndësishëm të armëve bërthamore të NATO-s në parandalimin e agresionit”, tha Stoltenberg, pas një takimi dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel.
“Manovra jonë do të ndihmojë për të siguruar besueshmërinë, efektivitetin dhe sigurinë e parandalimit tonë bërthamor”, shtoi ai.
Gjatë manovrës vjetore nuk përdoren armë me municion të vërtetë.
“Vitin e kaluar, në aktivitetin e trajnimit që u zhvillua në Belgjikë, morën pjesë 14 vende dhe deri në 60 avionë”, tha NATO.