Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte ka parashikuar një dimër të vështirë në Ukrainë dhe siguroi se aleanca do të rrisë ndihmën për Kievin.
“NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën”, tha kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut të martën në selinë e organizatës gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Alexander Stubb.
Rute tha më tej se Ukraina mund të përballet me dimrin më të ashpër që nga fillimi i pushtimit të saj nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.
“Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit”, tha Rute.
Rutte vuri në dukje shkatërrimin e një strukture kritike të energjisë në vend.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje mbështetjen ushtarake të aleatëve të NATO-s, e cila është “e rëndësishme për stabilitetin e Ukrainës”.