NATO po vlerëson mundësinë e dërgimit të instruktorëve në Ukrainë për të trajnuar ushtarët e Kievit, raporton New York Times (NYT). Sipas NYT një veprim i tillë do t’i shtynte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën të përfshiheshin më shumë në luftë. Deri më tani, SHBA-të kanë thënë jo, por shefi i Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Charles Q. Brown Jr, tha se një ‘’dislokim i instruktorëve të NATO-s duket i pashmangshëm’’. Ukraina i ka treguar botës se ka aftësinë për të arritur sukses të paprecedentë në fushën e betejës, deklaroi dje admirali dhe kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer. Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi të Komitetit Ushtarak me shefat e Shtabit të Mbrojtjes. “Nuk ka asgjë që ata nuk mund të bëjnë. Ata thjesht kanë nevojë për ndihmën tone”, tha Bauer.
NATO po vlerëson dërgimin e instruktorëve në Ukrainë
RELATED ARTICLES