NATO dëshiron të hapë rrugën për anëtarësimin e planifikuar të Ukrainës me një program të ri mbështetës, tha sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg. “Nisma, e cila do të vazhdojë për disa vite, synon të ndihmojë vendin të përshtatet me standardet e aleancës dhe të mundësojë bashkëpunimin e pandërprerë”, tha Stoltenberg. Ministrat e Jashtëm të NATO-s u mblodhën për një takim dyditor në Bruksel për të pranuar Finlandën në aleancë dhe për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës. Stoltenberg tha se plani ishte një sinjal i qartë, se NATO po vazhdon mbështetjen afatgjatë per Ukrainën. Ai nuk specifikoi kohëzgjatjen e programit. Në mënyrë indirekte, Stoltenberg përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në kohë lufte. “Ukraina duhet t’i mbijetoje luftës si një komb i pavarur demokratik, si një parakusht për anëtarësimin në NATO”, tha Stoltenberg. “Bisedimet, në fazat e hershme, po shqyrtojnë një program mbështetjeje për 10 vjet, që i ofrojnë Ukrainës rreth 500 milionë euro (545 milionë dollarë) në vit”, sipas diplomatëve të NATO-s. Sipas diplomatëve të NATO-s, financimi mund të përdoret gjithashtu për të mbështetur trajnimet shtesë, programet e dixhitalizimit dhe reformat institucionale. atsh
NATO i hap rrugën e pranimit Ukrainës në aleancë
RELATED ARTICLES