Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO do të ndihmojë Ukrainën për modernizimin e ushtrisë 

NATO do të ndihmojë Ukrainën për modernizimin e ushtrisë 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka premtuar se do të ofrojë ndihmë të mëtejshme për modernizimin e ushtrisë së Ukrainës, në samitin e aleancës së mbrojtjes në korrik në kryeqytetin lituanez, Vilnius. Në një intervistë për gazetën gjermane “Tagesspiegel”, Stoltenberg tha se aleatët do të miratojnë një paketë të ndihmës, shumëvjeçare, që do ta afrojë Ukrainën me standardet e NATO-s. Ai tha se ndihma e NATO-s do të ndihmonte ushtrinë ukrainase të bënte kalimin nga një ushtri e bazuar në modelin e vjetër sovjetik, në një forcë moderne që vepron sipas standardeve të NATO-s. Stoltenberg tha se pas disa muajsh trajnimi ushtarak për përdorimin e pajisjeve të NATO-s, Ukraina po rifitonte territorin nga pushtuesit rusë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për vendin, i cili ka qenë në një luftë mbrojtëse kundër Rusisë që kur Moska filloi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022. Stoltenberg theksoi vështirësitë e kundërofensivës, duke përfshirë terrenin e ashpër dhe pozicionet mbrojtëse ruse, duke përfshirë fushat e minuara dhe kurthet e tankeve. Tridhjetë e një vendet anëtare të aleancës mbrojtëse të NATO-s do të takohen në samitin e planifikuar më 11 dhe 12 korrik. Ata pritet të diskutojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments