Aleanca Veri-Atlantike NATO ka dislokuar të martën forca shtesë në Kosovë si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku 30 paqeruajtës të KFOR-it u plagosën, raporton KosovaPress. NATO përmes një Twitter-i ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim. Pjesëtarë të KFOR-it janë ballafaquar të hënën, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale. Ata hodhën gjësende të ndryshme në drejtim të KFOR-it, derisa plagosën 30 prej tyre. Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka. atsh