Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Nations League” 2023/2024 për vajza, të martën hidhet shorti

“Nations League” 2023/2024 për vajza, të martën hidhet shorti

Shqipëria e vajzave do të njohë të martën e 2 majit ekipet kundërshtare që do të ketë përballë në në UEFA Nations League 2023/2024 me shortin që do të hidhet në selinë qendrore të UEFA-s në Zvicër dhe do të nisë në ora 13:00. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Armir Grima e ka tashmë një panoramë të skuadrave rivale që mund të ketë në grup në këtë edicion të parë për vajza, që pritet të ngrejë siparin nga shtatori i këtij viti dhe të përmbyllë sfidat në muajin dhjetor të po këtij viti. Ndërkaq, finalet dhe ngjitjet apo rëniet në Ligat A, B dhe C e do të zhvillohen mes datave 21 dhe 28 shkurt të vitit të ardhshëm. Falë rezultatit historik të arritur në kualifikueset e kaluara, ku vajzat kuqezi grumbulluan si kurrë më parë 10 pikë në kualifikueset e vlefshme për Botërorin 2023, Shqipëria renditet në vendin e 32-të në klasifikimin përfundimtar të UEFA-s dhe është ngjitur kështu në Ligën B. Kjo ligë është e ndarë në katër vazo me nga katër skuadra secila, në total 16 skuadra. Kombëtarja shqiptare gjendet në vazon e katërt, së bashku me Greqinë, Bjellorusinë dhe Kroacinë, kundërshtarë me të cilët nuk do të mund të përballet dot në këtë edicion. Ekipet e tjera të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Irlanda, Polonia, Çekia dhe Finlanda. Në vazon e dytë janë: Serbia, Sllovenia, Irlanda e Veriut dhe Rumania, ndërsa në vazon e tretë gjenden ekipe si: Ukraina, Bosnje – Hercegovina, Sllovakia dhe Hungaria. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje, ku në muajin shtator do të luhen dy ndeshjet e para, në muajin tetor do të zhvillohen dy takimet e radhës dhe ndeshjet përmbyllëse do të luhen në muajin nëntor-dhjetor. Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën Bdo të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B. Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ