Shqipëria, e vendosur midis Lindjes dhe Perëndimit, është një nga vendet më autentike në Evropën Jugore, shkruan Juan Calleja në një artikull të edicionit spanjoll të “National Geographic”. E vendosur në Gadishullin Ballkanik, ajo kufizohet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi, dhe rreth tre milionë banorët e saj jetojnë në një territor të ngjashëm në madhësi me rajonin e Galicisë. Bregdeti i saj është një festival peizazhesh dhe plazhesh. Shqipëria jetoi për më shumë se katër dekada nën regjimin e rreptë komunist që e mbajti vendin të izoluar nga bota deri në vitin 1991. Pavarësisht se ka qenë një republikë parlamentare për 30 vjet dhe ka zhvilluar një hapje graduale drejt botës së jashtme – që nga viti 2014 Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ajo ruan një natyrë të egër dhe mbetet një destinacion që nuk është prekur ende nga mbipopullimi i turistëve të huaj. Riviera shqiptare, një serendipitet i vogël në jugperëndim të vendit që ndërthur në mënyrë perfekte plazhet dhe perëndimin unik të diellit dhe – gjithashtu – çmimet e pakrahasueshme.
“National Geographic”: Zbuloni destinacionin magjepsës të Ballkanit
RELATED ARTICLES