Saturday, April 12, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENatalie Portman:Nuk vesh produkte lëkure prej 20 vjetësh

Natalie Portman:Nuk vesh produkte lëkure prej 20 vjetësh

Mbretëresha e modës vegane e Hollivudit, Natalie Portman në një intervistë për ”The Hollywood Reporter” foli për mënyrën se si ajo i koncepton ndryshimet klimatike në shtëpinë e saj dhe hapat që ajo ndërmerr për të jetuar një jetë sa më të gjelbër të mundshme, shkruan people.com. “Ne flasim shumë për ndryshimet klimatike në familjen tonë për sa i përket mënyrës se si jetojmë, çfarë zgjedhim të bëjmë,” theksoi ajo. Një pjesë e asaj që ajo zgjedh të bëjë është të shmangë pëlhurat dhe tekstilet me prejardhje kafshësh dhe të bëjë çdo përpjekje për të blerë vetëm dizajne vintage (antike). “Unë nuk kam blerë apo përdorur produkte lëkure, gëzofi apo kafshësh prej 20 vjetësh”, shtoi ajo. Portman ka qenë vegjetariane që kur ishte 9 vjeç dhe u bë vegane më shumë se një dekadë më parë në vitin 2011 pasi lexoi librin ”Eating Animals” të Jonathan Safran Foer. Që atëherë, ajo ka sfiluar rregullisht në tapetin e kuq me dizajne vintage, modele vegane dhe pjesë të porositura nga stilistë që punojnë me stilin e saj të jetesës së ndërgjegjshme për mjedisin. “Veganizmi im është kryesisht një zgjedhje mjedisore, së bashku me mirëqenien e kafshëve”, shtoi Portman. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ