Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANASA:Dita po shkurtohet në planetin e kuq!

NASA:Dita po shkurtohet në planetin e kuq!

Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) zbuluan se Marsi ka filluar të rrotullohet gjithnjë e më shpejt, gjë që cila ka rezultuar me shkurtimin e ditës në Mars. Studimi i cili u publikua në revistën “Nature” tregon se rrotullimet e Marsit janë përshpejtuar ndoshta për shkak të ndryshimit të masës së tij, e për pasojë ditët në Mars u bënë më të shkurta. “Sky News” raportoi se shkalla e rrotullimit të Marsit rritet me 4 milisekonda çdo vit dhe për këtë arsye ditët në Mars shkurtohen me rreth një të mijtën e sekondës. Një vit marsian zgjat rreth 2 vjet Tokë (687 ditë Tokë). Shkencëtarët e NASA-s që vëzhgojnë këto ndryshime mendojnë se kjo dukuri shkaktohet nga akumulimi i akullit në polet e Planetit të Kuq ose nga rikthimi që përjetohet kur ekspozohen masat tokësore nën akull pas një epoke akullnajash. Zbulimi u arrit përmes bashkëpunimit të InSight dhe rrjetit të NASA-s, Deep Space Network, një grup ndërkombëtar i antenave të mëdha radio në Tokë. Shkencëtarët besojnë se ekzaminimi i të dhënave që mbledh InSight mund të zgjasë shumë vite dhe mund të ofrojë shumë informacione të reja. InSight qëndroi në sipërfaqen e Marsit për katër vjet, por misioni i tij u ndërpre më 21 dhjetor 2022. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments