NASA ka njoftuar mbi krijimin e një komisioni të pavarur për të studiuar fenomenet ajrore të paidentifikuara ose të njohura më mirë si UFO- t, që nuk mund të identifikohen shkencërisht si avionë ose fenomene të njohura natyrore. Studimi do të fokusohet në identifikimin e të dhënave të disponueshme, mënyrën më të mirë për të mbledhur të dhëna në të ardhmen dhe mënyrën se si NASA mund t’i përdorë ato të dhëna për të avancuar kuptimin shkencor të UFO-ve. Numri i kufizuar i vëzhgimeve për UFO-t e bën të vështirë për momentin nxjerrjen e përfundimeve shkencore rreth natyrës së ngjarjeve të tilla, thekson NASA. Këto dukuri në atmosferë janë me interes si për sigurinë kombëtare ashtu edhe për sigurinë e aviacionit, theksohet në njoftim. Ekipi i pavarur i studimit të agjencisë do të udhëhiqet nga astrofizikani David Spergel , i cili është president i Fondacionit Simmons në Nju Jork dhe ish-kryetar i Departamentit të Astrofizikës në Universitetin Princeton në Princeton, Nju Xhersi. Daniel Evans, Ndihmës Zëvendës Drejtor për Kërkime në Misionin Shkencor të NASA-s, do të shërbejë si koordinator i NASA-s për studimin. Studimi pritet të përfundojë për rreth nëntë muaj. “Në përputhje me parimet e NASA-s për transparencën dhe integritetin shkencor, ky raport do të bëhet publik. Të gjitha të dhënat e NASA-s janë të disponueshme për publikun. Ne e marrim këtë detyrim seriozisht dhe i bëjmë ato lehtësisht të aksesueshme për këdo që i sheh ose studion ato”, tha Evans.
NASA: Po krijojmë një ekip për të hetuar
RELATED ARTICLES