Saturday, November 23, 2024

NASA nderon Pele

Statuja e Krishtit Shëlbues, në Rio de Zhaneiro u ndriçua për nder të Pele, madje edhe NASA iu bashkua homazheve të panumërta për ikonën e ndjerë të futbollit brazilian. “Ai u bë figura e parë mitike në sport”, sipas të përditshmes gjermane, “Süddeutsche Zeitung”, ndërsa gazeta sportive franceze “L’Equipe” tha se ai ishte një mbret. Pele, lojtari i vetëm që fitoi Kupën e Botës tre herë, vdiq dje në moshën 82-vjeçare në një spital të San Paulo, pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë. I quajtur mbreti i futbollit, vdekja e tij tërhoqi vemendjen e adhuruesve në vendlindjen e tij në Brazil, në mbarë botën dhe përtej komunitetit të futbollit dhe në hapësirë. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments