Astronomët e NASA-s kanë zbuluar një strukturë të çuditshme në Mars që i ngjan fytyrës së një ariu, duke shënuar edhe një rast tjetër në të cilin formacionet shkëmbore në Planetin e Kuq kanë shkaktuar tendencën për të parë tipare të njohura në objekte të rastësishme. Formacioni i çuditshëm gjeologjik në Mars përbëhet nga dy kratere që duket se përbëjnë sytë e “ariut” dhe një kodër në formë V, sipas Universitetit të Arizonës, i cili ka një kamer me rezolucion të lartë. Studiuesit thonë se modeli i thyerjes rrethore mund të jetë për shkak të vendosjes së një depozite mbi një krater përplasjeje të varrosur, ndërsa struktura e ngjashme me hundën e ariut ka të ngjarë të jetë një vullkan. Ata dyshojnë se materiali i depozituar mbi krater mund të jetë llavë ose baltë. Kjo nuk është hera e parë që në Mars vërehen formacione të çuditshme gjeologjike. Shkencëtarët thanë se tipari i shkëmbit mund të jetë formuar si rezultat i thyerjes natyrore nga aktivitetet sizmike. Një tjetër formacion shkëmbor i vërejtur në shkurt të vitit të kaluar i ngjante një personi që rrinte në Mars. RTSH
NASA gjen formacionin e çuditshëm shkëmbor në Mars
RELATED ARTICLES