Sipas shoqatës ambientaliste italiane, “Legambiente”, Napoli është qyteti më miqësor për macet në Itali, sipas “Il Messaggero”. Sipas të dhënave, në Napoli janë regjistruar 80 7540 mace. Numri i lartë i kolonive të maceve është gjithashtu një rekord për qytetin napolitan. “Sipas një vlerësimi të shoqatës a-Mici onlus, e menaxhuar nga vullnetarë, e cila kujdeset për macet endacake, Napoli konfirmon nga njëra anë dashurinë e madhe që qytetarët kanë për këtë kafshë shtëpiake, dhe nga ana tjetër duket qartë se macet merren shumë pak në konsideratë nga institucionet”, tha Giorgio Zampetti, drejtor i përgjithshëm i “Legambiente”. “Kjo është arsyeja pse sot po rifillojmë propozimet për të kërkuar një mbrojtje dhe mirëqenie më të madhe për macet, në bashkëpunim me Qeverinë, qarqet dhe bashkitë përmes një plani kombëtar”, shtoi ai.
Napoli qyteti italian më miqësor për macet
RELATED ARTICLES