Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINafta për bujqësinë mbi 8 milionë litra

Nafta për bujqësinë mbi 8 milionë litra

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus zgjerimin e mekanizimit në bujqësi dhe implementimin e teknologjive bashkëkohore në prodhim, si faktorë të rëndësishëm në rritjen e prodhimit me standarde të larta. Krahas programeve mbështetëse për investime në mekanizim, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vazhdon mbështetjen e fermerëve me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. Referuar statistikave zyrtare, AZHBR bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare 2022, deri më tani janë 34.606 fermerë përfitues, të cilëve u janë shpërndarë 8.216.155 litra naftë, me një vlerë prej 1 miliard e 929 milionë lekë nga buxheti i shtetit për një sipërfaqe të mbjellë prej 126.765 ha. Përmes kësaj skeme, fermerët përfitojnë ulje të kostove të punimeve duke ndikuar në rritjen e prodhimit. “Sasia e naftës së përcaktuar duhet të tërhiqet deri në datën 15 dhjetor 2022”, njoftoi AZHBR.http://ata.gov.al/2022/11/03/nafta-per-bujqesine-34-606-fermere-perfituan-mbi-8-milione-litra/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments