Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur në dispozicion mbi 1.66 miliardë lekë, si fond limit për blerjen e 6.3 milionë litrave karburant, që shkojnë tek fermerët. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është në vitin e tretë të zbatimit të skemës mbështetëse naftë pa taksa për bujqësinë, duke i ardhur në ndihmë fermerëve për uljen e kostove të prodhimit. Fermerët që nuk janë të pajisur me NIPT fermeri duhet të pajisen me të duke ndjekur procedurën në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB). Në 2021 u zbatua për herë të parë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët që vijoi zbatimin edhe në 2022, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës të qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime. Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë lekë. ATSH
Nafta pa taksa për bujqësinë, MBZHR fond 1.66 miliardë lekë
RELATED ARTICLES