Vlerat e larta barike do të mbizotërojnë në MV, duke bërë që deri në mesditë pothuajse i gjithë territori të dominohet nga kthjellimet. Pritet që pas mesdite në MV të ketë shfaqje të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore duke krijuar dhe momente të shkurtra me pika shiu.