Natyra, kulinaria e pasur, destinacionet turistike dhe kultura shqiptare ishin në qendër të dokumentarit “Destination Francophonie, Albanie”.
Premiera e këtij dokumentari u shfaq në Paris, ku të pranishëm ishin personalitete të kulturës frankofone, ndërsa banda e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura (OSFA) performoi muzikë shqiptare për të pranishmit.
Dokumentari “Destination Francophonie – Albanie” është një program i dedikuar kulturës shqiptare, ku njëherësh theksohet roli dhe prania e gjuhës frënge në vend. Dokumentari sjell një pasqyrë të kulturës, historisë, natyrës dhe traditave shqiptare përmes optikës së këtij emisioni kulturor.
Në fund të premierës, të pranishmit shprehën vlerësimet e tyre për Shqipërinë, duke e cilësuar një vend me destinacione të jashtëzakonshme, kulturë frankofone të gjerë, peizazhe të mrekullueshme dhe me njerëz të buzëqeshur.





