Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMuzikali “Jesus Christ Superstar”

Muzikali “Jesus Christ Superstar”

Teatri Kombëtar sjell sonte në skenën e ArTurbinës, shfaqjen me famë botërore “Jesus Christ Superstar” të Andrew Lloyd Webber. Vepra e Webber, një “musical”, spektakël ku aktrohet, këndohet e vallëzohet, për publikun shqiptar vjen me regjinë e Altin Bashës, i sapovendosur në krye të Teatrit Kombëtar. Ky muzikal vjen me një kast aktorësh të rinj, të cilët edhe në ditët e fundit të dhjetorit interpretuan këtë vepër të famshme. Në vepër interpretojnë Ervis Saliasi, Egzona Ademi, Amri Hasanlliu, Donald Shehu, Silvio Goskova, Xhuliano Brisku, Ilia Kaçi, Kristo Qerama, Klint Çollaku. Publiku do të ketë mundësinë të shohë një nga kryeveprat e artit modern edhe mbrëmjen e datës 6 janar. Vepra e Andrew Lloyd Webber me tekst të Tim Rice, bazohet lehtësisht në rrëfenjat biblike, dhe më shumë merr përsipër të trajtojë në aspektin psikologjik Jezusin dhe personazhet e tjera biblike. Mënyrat bashkëkohore të sjelljes, ndjeshmëritë dhe zhargoni përshkojnë këtë operetë rock. “Jesus Christ Superstar” e pati premierën në 1971 dhe në vitin 1980 kishte nxjerrë më shumë se 237 milionë dollarë të ardhura. Në vepër, apostulli famëkeq Juda Iskarioti shqetësohet nga ndjekësit gjithnjë e më të çmendur të Jezusit, duke parashikuar saktë se ata mund të kërcënojnë Perandorinë e fuqishme Romake dhe të ndëshkohen. Apostujt e tjerë presin me ankth të hyjnë në Jeruzalem së bashku me Jezusin dhe kërkojnë të pyesin për planet e tij, por Jezusi u thotë atyre të shqetësohen më pak për atë që do të vijë. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments