Orkestra Simfonike e RTSH-së ftoi artdashësit të përjetojne emocionet e kinemasë përmes muzikës në zemër të Tiranës.
Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962. Ajo mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Shqipërisë. Në radhët e saj marrin pjesë instrumentistë virtuozë.
Këtë sezon veror, një tjetër angazhim i rëndësishëm për këtë orkestër do të jetë koncerti i datës 2 gusht, në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të edicionit të pestë të Ramë Lahaj & Friends Concert, ku do të jenë të ftuar interpretues të mirënjohur të muzikës klasike nga vendi dhe bota