Muzeu “Shtëpia me gjethe” ngjall interes te turistët anglezë

0
3

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” vijon të  tërheqë kuriozitetin e turistëve të huaj.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve u hap më 23 maj 2017. Ai është nga më të veçantët në vendin tonë, që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit, duke qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret, nga viti 1944 – 1991.

E konceptuar në 9 seksione, “Shtëpia me Gjethe” përbëhet nga 31 dhoma të lidhura në koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë.