Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEMuzeu Kombëtar i Përgjimeve 

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve 

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” ka realizuar një tjetër sesion të punëtorisë “Mbresa”, kësaj radhe me nxënësit e shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Punëtoria “Mbresa” është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në disa gjini artistike: arte pamore, krijim letrar, muzikë dhe risi teknologjike. Nxënësit vizituan muzeun dhe u ftuan të shprehin përshtypjet e tyre në gjininë artistike që parapëlqejnë.

Disa nga objektivat e punëtorisë “Mbresa” janë: përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i talenteve të reja, etj. Nxënësit pasi vizitojnë muzeun, në bazë të ndjesive të përftuara krijojnë në gjinitë artistike që preferojnë dhe punimet duhet t’i dorëzojnë në muze brenda 15 ditëve nga vizita.

Më pas, ato ekspozohen për rreth 2 javë në rrjetet sociale të Muzeut dhe krijimi që merr më shumë pëlqime vlerësohet me çmim të veçantë. Një juri e përbërë nga specialistë të fushës vlerëson punimet më të mira. Është parashikuar që krijimet më të mira të vlerësohen me një dhuratë simbolike si dhe të bëhen pjesë e një katalogu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments