Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga puna që është duke u bërë prej Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. Aktualisht janë në proces restaurimi 7 ikona, ku dy prej tyre janë të viteve 1763 – 1766 dhe mbajnë firmën e vëllezërve Kostandin dhe Athanas Zografi. Muzeut Kombëtar i Artit Mesjetar, i cili gjendet në Korçë, është një kryevepër e trashëgimisë sonë kulturore, unik për fondin që ka edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Sipas një programi të hartuar çdo fillim viti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit të këtij muzeu restaurohen mbi 30 ikona, çdo vit, nga autorë të mirënjohur, të cilët ia shtojnë vlerat artistike dhe historike këtij koleksioni muzeal.