Cikli i leksioneve të hapura “Netët e Muzeut”, organizuar nga Banka e Shqipërisë, erdhi para publikut me personalitete të spikatura në fusha të ndryshme si: historia e parasë dhe bankës, ekonomia, financa dhe edukimi financiar, numizmatika, si dhe disiplina si filatelia, arti dhe arkitektura etj.

Këto leksione u zhvilluan pas orarit zyrtar të vizitave të Muzeut, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për diskutime dhe shkëmbime idesh mes dëgjuesve dhe ekspertëve.

Në leksionin e radhës me temë “Inflacioni dhe ndikimi në koston e jetesës”, eksperti i njohur, prof. Selami Xhepa diskutoi mbi fenomenin e inflacionit, ndikimet e tij në fuqinë blerëse dhe faktorët që e shkaktojnë.

Diskutimi përfshiu shpjegimin e inflacionit monetar dhe jomonetar, ndikimin e politikave monetare dhe rolin e arit dhe valutave të forta në mbrojtjen kundër inflacionit të lartë.

Ky leksion synoi rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e politikave të kujdesshme monetare për stabilitetin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.