Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIMuzeu i Bankës së Shqipërisë priti 750 vizitorë

Muzeu i Bankës së Shqipërisë priti 750 vizitorë

Sipas BSH-së, Muzeu i Bankës së Shqipërisë hapi dyert për rreth 750 vizitorë, duke ofruar një sërë aktivitetesh edukative dhe argëtuese në përputhje me temën e këtij viti “Muzetë për edukim dhe kërkim”.

Aktivitetet përfshinë edhe ekspozitën “Vlera e parasë në periudhën 1912-aktualisht”, që trajtoi ndryshimet në sistemin monetar dhe financiar të Shqipërisë përgjatë një shekulli.

U shfaqën filma të realizuar nga studentët e Universitetit Barleti dhe Institutit Harry Fultz, që trajtuan qarkullimin monetar në Perandorinë Bizantine dhe Republikën e Venecias; dhe përdorimin e parasë gjatë viteve të regjimit komunist.

U ekspozuan punime artistike nga nxënësit e shkollave “Kol Jakova” dhe “Konferenca e Pezës”, duke u fokusuar në tregjet dhe kartëmonedhat kombëtare të viteve 1965-1985.

Aktivitetet patën edhe këndin e monedhave suvenir, ku nxënës të shkollave 9-vjeçare realizuan monedhën e tyre me plastelinë dhe letër alumini.

Gjithashtu, u zhvillua edhe një leksion i hapur nga Akad. Asoc. Adrian Civici mbi historinë e krijimit të bankave mesjetare evropiane, sfidat dhe krizat e tyre të para.

Këto aktivitete bënë bashkë shumë vizitorë, që mësuan më shumë rreth trashëgimisë sonë kulturore dhe ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ