Në fondin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar gjenden mbi 7000 ikona kulti dhe arti, kryesisht ikona të krijuara në Mesjetën e Hershme.
Kjo qendër muzeore, që është një nga më të rëndësishmet në vend, u përurua më 24 prill 1980. MKAM ka 4 pavijone, disa laboratorë ekzaminimi dhe konservimi si dhe mjedise të fondeve.
Në sallën e ekspozitës së përhershme gjenden rreth 200 objekte arti. Ky muze është unik në llojin e vet në rajonin e Ballkanit, për sa i përket fondit që disponon, i vlerësuar nga profesionistët e huaj për punën që bëhet për ruajtjen e ikonave, në kushte ideale, profesionale dhe të standardeve botërore.