Sunday, April 13, 2025
HomeSOCIALEARSIMMuzeu Historik Kombëtar për rëndësinë e xhubletës

Muzeu Historik Kombëtar për rëndësinë e xhubletës

Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar shkoi në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” për të organizuar veprimtarinë informuese dhe argëtuese “E Ka Kush E Ka” – “Xhubleta”, me mbështetjen dhe ndihmën e CHwB Albania. Nxënësit mësuan për rëndësinë e xhubletës, e cila identifikon trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar. Në fund nxënësit u argëtuan duke prerë figurat dhe duke i ngjitur ato sipas modelit të dhënë. Nëntorin e kaluar, pas një pune të gjatë, plot përkushtim, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit. Xhubleta është një veshje tradicionale e shqiptareve, veçanërisht e zonave malore. Ky kostum dhe dijebërja e tij ka udhëtuar shumë në kohë, duke treguar për gjurmët e qytetërimit ilir në kulturën shqiptare, të cilët e dizenjonin në mënyra në dukje të bukura, por që në vetvete krijojnë simbole që na sjellin mesazhe të cilat ende dhe sot një pjesë prej tyre nuk mund ti shpjegojmë dot. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ