Muzeu tashmë është një ndalesë e pashmangshme gjatë turit që turistët kryejnë në Shqipëri, por në muze nuk mungojnë edhe vizitorët vendas. Perveç objekteve, dokumenteve etj, muzeu ofron copëza të jetës së përditshme të shqiptarëve. Një nga pjesët më interesante të muzeut është dhoma e veshjes virtuale, e cila i lejon vizitorët të bëjnë “selfie” teksa provojnë virtualisht veshje tradicionale që datojnë nga shekulli XVIII. Parashikohet që muzeu të tërheqë më shumë vizitorë, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke gjeneruar burime të reja të ardhurash për komunitetin. Ky thesar arkitekturor është vizituar deri më tani nga 75 mijë turistë ose me 110% më shumë, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023-shit.