Sunday, October 20, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMuzeu Britanik: Thesaret e humbura kanë filluar të rikthehen

Muzeu Britanik: Thesaret e humbura kanë filluar të rikthehen

Rreth 2 000 objekte besohet se janë vjedhur nga Muzeu Britanik, por disa nga thesaret e humbura kanë filluar të rikthehen, konfirmoi presidenti i muzeut George Osborne, shkruan BBC. Osborne pranoi se reputacioni i muzeut kishte rënë disi por po se ”është një rrëmujë që do ta zgjidhim”. “Mund të ishte bërë më shumë pasi shqetësimet për vjedhjet u ngritën për herë të parë në shkurt 2021. Një anëtar i stafit të muzeut që dyshohej se ishte i përfshirë u shkarkua”, theksoi ai.. Muzeu, një nga institucionet kulturore më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë nën presion që kur zbuloi në fillim të këtij muaji se një numër thesaresh ishin raportuar si ‘të zhdukur, të vjedhur ose të dëmtuar’. Objektet e përfshira datojnë në periudhën midis shekullit të 15-të para Krishtit dhe shekullit të 19-të pas Krishtit. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments