Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMuzeu Arkeologjik i Korçës pas restaurimit

Muzeu Arkeologjik i Korçës pas restaurimit

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki, ka sjellë pamje nga projekti i restaurimit të banesës së Fani Pjastos, sot Muzeu Arkeologjik i Korçës. Kjo ndërtesë është pasuri kulturore e kategorisë I, e ndodhur në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës. Është një ndërtim i formës 3-katësh me sipërfaqe rreth 140 m2 e tipit me oborr të brendshëm, me vlera arkitektonike tradicionale të qytetit të Korçës. Projekti parashikon restaurimin total të objektit në të gjithë elementët e tij, përforcimin e strukturës dhe restaurimin e elementeve arkitektonikë. Gjithashtu parashikohet ndriçimi i muzeut dhe sistemimi i jashtëm. Ky projekt do t’i hapë rrugë rikonceptimit të Muzeut Arkeologjik.https://ata.gov.al/2022/12/07/si-do-te-duket-muzeu-arkeologjik-i-korces-pas-restaurimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments