Muzeu Arkeologjik është i veçantë në llojin e vetë. Ai u krijua në vitin 1985, në një godinë karakteristike të shek XIX. Për vlerat arkitektonike është shpallur monument kulture. Në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës. Objektet e ekspozuara nisin nga periudha neolitike dhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit. Në këtë muze janë përfaqësuar disa vendbanime të rëndësishme prehistorike si Maliqi, Potgoria, Dunavesi, Trajani e përmbyllet me një sesion të vogël të periudhave pas prehistorike. atsh