Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“MUZA”si një platformë ndërkombëtare

“MUZA”si një platformë ndërkombëtare

Pas një eventi si “MUZA Competition”, i cili elektrizoi kryeqytetin, drejtorja ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo ka deklaruar se, “MUZA” do të vijë si një platformë ndërkombëtare, ku brendet e reja do të jenë të fokusuara te trashëgimia jonë kulturore. Për të dytin vit radhazi, “Muza Competition”, eventi i kushtuar fashion-dizajnit, vuri përballë të rinj nga gjithë trevat shqipfolëse, në një garë krijimtarie me bazë traditën shqiptare. Ideuesja dhe realizuesja e këtij aktiviteti, Andriola Kambo tregon se tashmë po punohet që “Muza” të shërbejë dhe si një platformë ndërkombëtare për promovimin e të rinjve në skenat botërore. Si drejtuese e UBSHR, Kambo na zbulon edhe një sekret në projektet e saj të afërta, atë të jetëzimit të kalave, një nismë që rezervon mjaft surpriza të bukura. “Mesazhi është i qartë, ne jemi këtu për të mbështetur të rinjtë e talentuar dhe nëse ti je i ri që ke një ëndërr, ke një dëshirë për të promovuar trashëgiminë kulturore nëpërmjet industrisë së modës kjo është mundësia jote. Ne po bëhemi gati për edicionin e tretë”, shprehet Andriola Kambo. Sipas Kambo-s, “MUZA” nuk ka kufij pasi edhe vetë kultura, arti e turizmi nuk kanë kufij. Pra nuk flitet më për një treg të vogël, siç mund të jetë Shqipëria, por për një treg rajonal dhe në edicionin e tretë fokusi do të jetë në tregun ndërkombëtar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments