Elon Musk pret që inteligjenca artificiale (IA) të përdoret nga qeveritë në mbarë botën për të prodhuar armë, përpara çdo gjëje tjetër. Pronari i “Tesla”, “Space X” dhe “Twitter” mbajti një fjalim përmes një lidhjeje me video, në samitin vjetor të Këshillit të CEO të “The Wall Street Journal” (WSJ) dje në Londër. Në samit, shefat ekzekutivë diskutojnë mënyrat se si ata operojnë në botën e biznesit përpara një audiencë globale. “Unë mendoj se ne përgjithësisht operojmë me një supozim të madh se qytetërimi është i fortë dhe asgjë nuk mund të rrëzohet, një ndjenjë që ka qenë e zakonshme gjatë historisë midis perandorive përpara se ato të shkatërroheshin”, tha Musk në një intervistë me Thorold Barker të WSJ-së. “Ekziston rreziku që IA-ja të përmirësojë, eliminojë ose kufizojë rritjen e njerëzimit”, tha ai. “Ekziston një element i inteligjencës që është një shpatë me dy tehe. Njësoj si një xhind që mund t’ju japë çdo gjë që paraqet rrezik”, shtoi Musk. “Unë dyshoj se një qeveri mund të përdorë IA-në si armë. Pra, të kesh armë më të avancuara në fushën e betejës që mund të reagojnë më shpejt se njeriu, në të vërtetë është ajo që është në gjendje të bëjë IA-ja”, tha Musk. “Çdo luftë e ardhshme midis vendeve të përparuara ose të paktën vendeve të afta për të përdorur drone, do të çojë në shumë luftëra me dronë”, tha ai. Në fillim të këtij muaji, pronari i “Twitter” njoftoi se do të tërhiqej nga pozicioni i shefit ekzekutiv, ndërsa zbuloi se Linda Yaccarino do të ndërhynte për t’u fokusuar në operacionet e biznesit, dhe Musk do te qëndronte në krye të dizajnit të produkteve dhe teknologjisë së re. ATSH
Musk: Qeveritë mund të krijojnë luftëra me dronë përmes IA
RELATED ARTICLES