MUSE-X: Ekspo do të jetë festivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Ballkan.
Ky festival do të zhvillohet nga 11 prilli, në sheshin “Italia”, në Tiranë, shesh i cili do të shndërrohet në epiqendrën e gjallë të muzikës, industrisë kreative dhe kulturës.
Gjatë orëve të ditës festivali do të sjellë konferenca, TED Talks, networking me mbi 100 liderë dhe kompani nga Mbretëria e Bashkuar, Evropa dhe Ballkani. Plus, Rap Battles epike, Open Jam Sessions, DJ Battles dhe konkurse kreative.
Ndërsa gjatë natës, skena ndizet me tri net festivalesh të mbushura me elektronike, hip-hop dhe rock.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili ndau lajmin në rrjetet sociale, ftoi publikun të përgatitet për performanca të paharrueshme nga artistët më të mëdhenj dhe bashkëpunime ekskluzive të Muse-X.