Në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier, të dënuarit u bënë pjesë e një aktiviteti simbolik të quajtur “Murali i Shpresës”, i cili synon të përcjellë mesazhe paqeje, rilindjeje dhe ndryshimi.

Me ngjyra në duar dhe pendesë në zemër, ata vizatuan mbi një mur të veçantë në ambientet e institucionit, duke lënë gjurmë të historive të tyre, mesazhe frymëzimi dhe premtime për të ardhmen.

Sipas njoftimit të IEVP Fier, ky mur përfaqëson më shumë se një vepër arti: ai është një thirrje për të parë përtej së shkuarës dhe për të besuar në fuqinë e shpresës dhe të rehabilitimit.

“Çdo vizatim është një histori. Çdo fjalë është një premtim. Çdo ngjyrë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë”, theksohet në mesazhin e IEVP Fier.