Thursday, October 31, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMungesë uji të pijshëm në Prishtinë, Drenas, Mitrovicë, F.Kosovë e Gjakovë

Mungesë uji të pijshëm në Prishtinë, Drenas, Mitrovicë, F.Kosovë e Gjakovë

Pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e reshjeve të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të tij, ka mbetur edhe Mitrovica. Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, impiantet e Shipolit dhe Balincit, nuk janë duke arritur të përpunojnë sasinë e madhe të ujit të turbullt. “Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, njofton KRU “Mitrovica”. Ndërkohë, gjendje e vështirë pas reshjeve të shiut është edhe në Komunën e Gjakovës, derisa probleme me ujë të pijes kanë disa fshatra në këtë komunë. KRU “Gjakova”, ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rekës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë. “Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes”, thuhet në njoftim. Pjesë të Prishtinës, Fushë Kosova, Drenasi, mbesin pa furniziim me ujë Sikundër njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibirt (NTU është mbi 90), si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike e e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant. “Si pasojë e kësaj, Lagja Kalabria një pjesë, Zona Industriale, Fushë Kosova, mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit”, bën të ditur KRU “Prishtina”. Tutje, KRU “Prishtina” sqaron se kjo gjendje ka ardhur për shkak të moskryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe në të gjitha takimet me aktorët kyç në sektor të ujit, por të njëjtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=623658

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments