Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMundësi punësimi për të rinjtë që mbarojnë shkollat profesionale

Mundësi punësimi për të rinjtë që mbarojnë shkollat profesionale

Prefekti i qarkut Tiranë, Afrim Qendro priti sot në takim një grup nxënësish të shkollës së mesme profesionale të Hoteleri-Turizmit me të cilët diskutoi mbi turizmin, sigurinë ushqimore dhe sfidat e këtij sektori. Prefekti Qendro i informoi të rinjtë për punën e bërë në koordinim edhe me struktura të tjera shtetërore për kontrollet nëpër tregje, sigurinë e produkteve ushqimore dhe gjithë masat e tjera për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ai shprehu besimin se “këta të rinj dhe plot të tjerë që kanë zgjedhur shkollat profesionale do të japin një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik”. “Mundësitë e punësimit për ta janë të shumta. Bizneset në të gjithë vendin e sidomos në zonat turistike kanë kaq shumë nevojë për profesionistë të rinj”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/11/07/qendro-mundesi-punesimi-per-te-rinjte-qe-mbarojne-shkollat-profesionale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments