Kampioni i botës i Gjermanisë për vitin 2014, Thomas Muller, po tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, njoftoi ai në një video të postuar në rrjetet sociale. “Pas gati 14 vitesh dhe 131 ndeshjesh ndërkombëtare, kam vendosur ta mbyll karrierën në kombëtaren e Gjermanisë”, tha mesfushori i Bayern Munich. Njoftimi vjen një ditë pas përfundimit të Euro 2024 në Gjermani, që ishte turneu i fundit i Müller për kombëtaren. Gjermania mikpritëse u eliminua nga kampionia, Spanja në çerekfinale. “Dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe anëtarët e ekipit kombëtar. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë viteve të fundit”, tha Muller