15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Koncerti dedikuar fëmijëve, “Zërat e qershorit” si dhe “Përtej kufijve” i sopranos Ana Naqe, ishin të parët në listën e gjatë të aktiviteteve të këtij muaji.

Përveç muzikës klasike, publiku i kryeqyteti do të mund të shijojë koncertin “Zare” të Ansamblit Popullor, një etno musical që do të vijë më 10 qershor.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm për t’u shënuar është ai i datës 12 qershor, kur për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ngjitet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, soprano Marigona Qerkezi.

TKOBAP premton një koncert gala të jashtëzakonshëm që do të sjellë në Tiranë fuqinë e një zëri që ka ngritur në këmbë publikun ndërkombëtar në skena prestigjioze nëpër botë.

Nën dirigjimin e maestros së mirënjohur Fabrizio Maria Carminati, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, koncerti sjell një program të përzgjedhur me vepra nga Puccini, Verdi, F. Cilea, Dvořák, Bernstein, Lara si dhe nga kompozitorët shqiptarë Feim Ibrahimi dhe Avni Mula.